Shtatë aksidente trafiku, dje në Shkup

Kronikë e zezë

Shtatë aksidente trafiku, dje në Shkup

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 10:10
Ilustrim

Gjatë ditë së djeshme në territorin e Shkupit kanë ndodhur shtatë aksidente trafiku, në katër prejtë cilave ka pasur të lënduar, dhe tre kanë kaluar vetëm me dëme materiale, njoftojnë nga MPB.

Gjithashtu, policia ka sanksionuar gjithsejt 52 vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuara, katër për mos respektim të sinjalistikës rrugore, tre për shkak të ngarjes së automjetit nën ndikim të alkoolit, si dhe dhjetë për mos pasje të dokumentacioneve përkatëse për qarkullim.

Policia ka sanksionuar edhe pesë këmbësorë që kanë bërë shkelje të rregullave.

Karrotreci ka larguar 65 automjete sepse kanë penguar zhvillimin normal të trafikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat