Një person nga fshati Dumnicë e Podujevës ka raportuar në Polici se persona të panjohur ia kanë vënë zjarrin ushqimit të bagëtive i cili ka qenë i vendosur në një shtëpi të pabanuar.
Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin, ndërsa vlera e dëmit sipas ankuesit është rreth 10 mijë euro.
Njësitet policore janë duke hetuar rastin.