Padi penale për 47 vjeçarin nga Shkupi për prodhim dhe shpërndarje të pornografisë me fëmijë

Kronikë e zezë

Padi penale për 47 vjeçarin nga Shkupi për prodhim dhe shpërndarje të pornografisë me fëmijë

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 15:16
Ilustrim

Sektori për krim kompjuterin dhe forenzikë digjitale pranë MPB-së, parashtroi kallëzim penal kundër V.B.(47) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazës së dyshimit për kryerje të veprës penale ‘prodhim dhe shpërndarje të pornografisë me fëmijë’.

I denoncuari përmes rrjeteve për komunikim ka realizuar kontakte me persona minoren me ç’rast janë këmbyer fotografi në formë elektronike me përmbajtje jo të hijshme, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas urdhërit paraprak, është kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat tjera të të denoncuarit dhe me këtë rast policia ka gjetur pajisje kompjuterike në të cilën, pas kryerjes së analizës fornezike, janë gjetur fotografi dhe video materiale me përmbajtje pornografike. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat