Aksident i rëndë në Tiranë, 26-vjeçari përplas punonjësen pastrimin

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Tiranë, 26-vjeçari përplas punonjësen pastrimin

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 09:51
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë.

Mësohet se në rrugën "Kastriotët", A. Gj., 26 vjeç duke drejtuar mjetin tip "Volksvagen", ka humbur kontrollin e për pasojë ka dëmtuar këmbësoren M. P.

Siç bëhet e ditur nga blutë e Tiranës, gruaja me iniciale M.P është punonjëse e pastrimit të qytetit. Ajo është dërguar në spitalin e traumës, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

26-vjeçari është prangosur nga policia. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat