Nga Tirana shkojnë për të vjedhur një makinë në Krujë, por...

Kronikë e zezë

Nga Tirana shkojnë për të vjedhur një makinë në Krujë, por...

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 11:01
Ilustrim

Policia e Krujës ka arrestuar një 35-vjeçar dhe ka nisur procedim penal për një person tjetër pasi akuzohen për vjedhur.

Në pranga mësohet se është vënë Elton  Tafa, 35 vjeç, banues në Mëzez, Tiranë, ndërsa është proceduar penalisht P.M. 56 vjeç, banues në Tiranë.

Policia bën me dije se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur automjetin tip Benz, në pronësi të G.A. 32 vjeç.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat