BMW-ja shpërthen në lëvizje, drejtuesi në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

BMW-ja shpërthen në lëvizje, drejtuesi në gjendje të rëndë

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 18:35
Automjeti i djegur

Një automjet ka shpërthyer në lagjen "Kryengritja" të Fierit.

Makina tip BME është përfshirë nga flakë teksa ka qenë në lëvizje. Nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, i cili është transportohet menjëherë në drejtim të spitalit. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe shërbimi zjarrfikës.

Këta të fundit kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e përfshirjes nga flakët të automjetit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat