Maqedoni, një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident

Kronikë e zezë

Maqedoni, një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 14:30
Ilustrim

Pranë kryqëzimin me rrugën lokale në fshatin Kadino të Prilepit, dje në orën 9:05 minuta ka ndodhur një aksident në mes automjetit të markës "Golf" dhe "Fiat Brava".

Në rrugën lokale Marino-Miladinovci në afërsi të Prilepit, pranë kryqëzimit me rrugën lokale në fshatin Kadino, dje në ora 9:05 minuta ka ndodhur një aksident në mes automjetit të markës "Golf" me targa të Shkupit, e drejtuar nga S.S. (1969) nga fshati Miladinovcë dhe automjetit të markës "Fiat Brava" me targa të Kërçovës, e drejtuar nga D.P. (1980) nga Kërçova.

Në këtë fatkeqësi trafiku nga lëndimet e marra në vendin e ngjarjes ka ndëruar jetë vozitësi i automjetit "Golf", S.S.(1969), kurse vozitësi i "Fiat Brava", D.P. dhe bashkëudhëtari i tij V.J. (1985) nga Strumica, janë dërguar në Qendrën Urgjente në Shkup, ku tek D.P. janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe është mbajtur për shërim të metejmë, derisa V.J ka kaluar vetëm me lëndime të lehta trupore dhe pas dhënies së ndihmës së parë është lëshuar për kurim në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat