Vdes një person te stacioni i autobusëve në Prishtinë

Kronikë e zezë

Vdes një person te stacioni i autobusëve në Prishtinë

Më: 2 mars 2017 Në ora: 16:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Rreth orës 12:45 te stacioni i autobusëve në Prishtinë, në rrethana të panjohura, është alivanosur një person i gjinisë mashkullore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe ekipi mjekësor, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore, i moshës 59 vjeç.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e PK-së për rajonin e Prishtinës.

“Në 12:45 e kemi pranuar informaten per nje person te alivanosur ne stacionin e autobuseve ne Prishtine. Ekipet policore dhe ekipi mjekesor kane dale ne vendin e ngjarjes”- ka thënë Ahmeti .

Burimet bëjnë të ditur se vdekja e 59 vjeçarit është vdekje e natyrshme dhe nuk lidhet me ndonjë shkak apo motiv tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat