54-vjeçari nga kompania “Pastrimi”, ndërron jetë në vendin e punës

Kronikë e zezë

54-vjeçari nga kompania “Pastrimi”, ndërron jetë në vendin e punës

Më: 6 mars 2017 Në ora: 16:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një punëtor i kompanisë “Pastrimi” ka humbur jetën si pasojë e shtypjes nga kamioni i kompanisë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:20 në rr. ‘’Isa Kastrati’’, në lagjen Mati, në Prishtinë. Rrethanat e këtij rasti tragjik ende nuk dihen.

Rastin për kallxo.com e ka konfirmuar komandanti i Trafikut Regjional të Prishtinës, Milaim Fejzullahu.

’’Shoferi dhe dëshmitarët okularë janë marrë për intervistë nga Policia, por ende nuk është marrë ndonjë vendim për ta”, theksoi Fejzullahu.

“Ndërsa, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha komandanti i Trafikut Regjional të Prishtinës.

Ndërsa, zyrtari i kompanisë “Pastrimi”, Xhevat Xhaka, tha për KALLXO.com se viktima është S.A. (54 vjeç) dhe ishte punësuar në kompani një vit më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat