Humb jetën foshnja dy muajshe në Tiranë

Kronikë e zezë

Humb jetën foshnja dy muajshe në Tiranë

Më: 6 mars 2017 Në ora: 18:36
Ilustrim

Një foshnje dy muajshe ka humbur jetën në Qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë.
Foshnja është çuar me urgjencë në spital dhe sipas Policisë së Tiranës dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Gjithsesi Policia e Tiranës dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Burime nga Policia bëjnë me dije se foshnja po trajtohej nga mjekët dhe më pas ka ndërruar jetë. Pritet të bëhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat