Vdes një person në Matiqan, e godet një veturë

Kronikë e zezë

Vdes një person në Matiqan, e godet një veturë

Më: 7 mars 2017 Në ora: 14:23

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Matiqan, Prishtinë ka ndodhur një aksident me fatalitet.

Sipas raportit policor, është arrestuar një mashkull pasi i njëjti nga pakujdesia, ka goditur një mashkull.

Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në QKUK-Prishtinë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë u dërgua në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat