Plagosje me thikë në Elbasan

Kronikë e zezë

Plagosje me thikë në Elbasan

Më: 8 mars 2017 Në ora: 08:22
Ilustrim

Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e djeshme në Elbasan.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Grabovë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, Apostol  Paço ka goditur me thikë S.B, 63 vjeç.

Ai është dërguar  për ndihmë mjekësore në spitalin  e Traumës Tiranë, ndërsa 39-vjeçari është arrestuar nga policia.

Gjatë kontrollit, grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta" . 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat