Shqiptari kërcënon një femër: Do ma paguash që më refuzove dashurinë!

Kronikë e zezë

Shqiptari kërcënon një femër: Do ma paguash që më refuzove dashurinë!

Më: 10 mars 2017 Në ora: 17:45
Ilustrim

Në fillim nisi si një ngacmim i thjeshtë, por me kalimin e kohës u kthye në një makth për të.

Një vajzë e re në Tiranë, është paraqitur në polici për shkak se ndihej e frikësuar, prej përndjekjeve që pësonte nga një djalë.

Gjatë ditës së djeshme, e enjte, pas denoncimit të së resë u arrestua A.R., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Bazuar në denoncimin e vajzës E.K., 22 vjeçe, qysh prej muajit janar ai e ka përndjekur kudo, duke e bërë të ndihet e pasigurt.

Gjithçka për shkak se ajo kishte refuzuar lidhjen me të dhe në këto kushte ai i ishte betuar se do e bënte që ta paguante. Në këto kushte, bazuar edhe në provat që rëndonin ndaj tij, policia bëri arrestimin e të riut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat