Shkup, lëndohet me thikë 15 vjeçari nga bashkëmoshatari i tij

Kronikë e zezë

Shkup, lëndohet me thikë 15 vjeçari nga bashkëmoshatari i tij

Më: 11 mars 2017 Në ora: 15:14
Ilustrim

Nxënësi 15 vjeçarë është lënduar me thikë gjatë një përleshje që ka ndodhur dje në mëngjes në Shkollën Fillore “Petar Zdravkoski – Penko” në Shkup.

Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se përleshja ka qenë mes dy nxënësve të moshës 15 vjeçare në Shkup. Gjatë përleshjes njëri nga nxënësit është lënduar me thikë, ndërsa pas marrjes së ndihmës mjekësore në Qendrën Klinike në Shkup, është lëshuar për kurim shtëpiak.

Nga policia thonë se po ndërmarrin masat e nevojshme për të zbardhur rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat