Ekspozuan armë në Facebook, arrestohen katër të rinj

Kronikë e zezë

Ekspozuan armë në Facebook, arrestohen katër të rinj

Më: 15 mars 2017 Në ora: 15:30
Ilustrim

Hetuesit Rajonal të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, duke u mbështetur në informata të marra nga rrjetet sociale, ku persona të dyshuar në profilet e tyre ekspozonin armë, sot kanë realizuar një operacion bastisjeje, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, për armëmbajtje pa leje.

Operacioni i hetuesve policor, pas marrjes së urdhëresës së Gjykatës themelore, është zhvilluar në tri lokacione të ndara në qytetin e Prishtinës, ku gjatë bastisjeve policia ka arritur  të gjejë dhe të konfiskojë,    një Revole , me mbishkrimin GAP,CAL,9mm , një Revole BLOW mini CAL 8mm,  një pistoletë Compact Cervena Zastava 99, katër thika (një prej tyre ushtarake,  një maskë e bardhë  dhe 0.12 gram bimë  narkotike që dyshohet të jetë marihuanë etj.

Personat e dyshuar janë R. B  22 vjeç, L. B  21 vjeç, Q. S  21 vjeç  dhe F. D  18 vjeç.

Pas intervistimit  të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që janë iniciuar rastet, Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar i armëve, si dhe Posedim i narkotikëve (për njërin nga të dyshuarit).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat