Burri dhunon gruan, përfundon në spital

Kronikë e zezë

Burri dhunon gruan, përfundon në spital

Më: 16 mars 2017 Në ora: 10:11
Ilustrim

Është bërë për spital një 48-vjeçare nga Tirana nga burri i saj.

Mësohet se Hysni P., 59 vjeç, banues në Tiranë, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, L. P., 48 vjeçe.

Ajo është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

59-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik të ushtruar në trup iu gjet e sekuestrua një thikë. Po ashtu, policia e ka arrestuar atë, si dhe ka dorëzuar dosjen hetimore në prokurori. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat