Zbulohet se çfarë shkaktoi zjarrin në Bibiliotekën në Tiranë

Kronikë e zezë

Zbulohet se çfarë shkaktoi zjarrin në Bibiliotekën në Tiranë

Më: 16 mars 2017 Në ora: 13:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Djegia e një neoni ka shkaktuar zjarrin në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë.

Nga djegia e neonit ka ndodhur një shkëndije elektrike, e cila më pas ka bërë që kati i nëndheshëm i Bibliotekës Kombëtare të përfshihet nga flakët.

Sërbimit zjarrfikës iu desh më shumë se 1 orë e 30 minuta të izolonte flakët ndërsa një efektiv i sigurisë shfaqi probleme me frymëmarrjen për shkak të asfiksisë.

Nga zjarri janë djegur tre rafte me libra, ku  një pjesë e tyre janë  botime të Fondit të përgjishëm në gjuhën shqipe të botuara pas viteve 2000 si dhe botime të Fondit në gjuhë të Huaj.

Fatmirësisht nuk janë prekur mjediset ku ruhet fondi i vlerave të rralla dhe arkivi shqip, si dhe Baza e elektronike e të Dhënave Kombëtare të BKSH-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat