Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Kronikë e zezë

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Më: 17 mars 2017 Në ora: 16:51
Skenë krimi

Sot rreth orës 15:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Ndue Përleshi”, në lagjen Mati 1 në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe përleshje fizike mes tre personave, njëri prej të cilëve është plagosur nga arma e zjarrit.

Personat e lënduar: D.K  20 vjeç, i plagosur nga arma e zjarrit në këmbë dhe S.M  41 vjeç, shtetas i lënduar në kokë me shufër të hekurt të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërkohë që i lënduari i tretë: D.K  20 vjeç, ka lëndime të lehta fizike është shoqëruar në stacion policor.

Afër vendit të ngjarjes kanë qenë tre zyrtarë policor, të cilët pasi kanë dëgjuar të shtënat, kanë reaguar shumë shpejt dhe në vend të ngjarjes dhe kanë arrit të ndalojnë përleshjen duke neutralizuar personat e përfshirë në rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat