Tragjedia, babë e bir futen me forcë në kabinën elektrike, humb jetën i riu

Kronikë e zezë

Tragjedia, babë e bir futen me forcë në kabinën elektrike, humb jetën i riu

Më: 18 mars 2017 Në ora: 23:49
Kabina

Një i ri humbi jetën mbrëmjen e sotme teksa ra në kontakt me korentin në një kabinë elektrike tek rruga “Mine Peza” në kryeqytet.

Mësohet se viktima, Rigels Patoku, është futur në kabinen elektrike, duke hapur derën me forcë dhe me tej ka rene ne kontakt me rrymen elektrike, duke i sjelle humbjen e jetes.

Bashkë me të riun ka qenë dhe babai i tij, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Brigadat e OSHEE se bashku me strukturat e hetimit jane duke punuar per analizimin e ngjarjes.

Sipas OSHEE, kabina ishte brenda kushteve teknike dhe me dyer te mbyllur.

Mesohet gjithashtu, se kjo kabine ka rene pre disa here e demtimit te deres dhe OSHEE ka marre masa per riparimit.

Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat