Vjedhje e rëndë në një banesë në Shkup

Kronikë e zezë

Vjedhje e rëndë në një banesë në Shkup

Më: 20 mars 2017 Në ora: 15:53
Ilustrim

Pistoletë e tipit ‘Arkus’, kalibër nëntë milimetra, me karikator me 15 plumba dhe dy karikatorë për pistoletë, me 55 plumba, dy orë dore, qafore prej ari, byzylyk dhe 3 mijë denarë janë vjedhur mbrëmë në një banesë në ShkuP.

Sipas MPB-së, vjedhja ka ndodhur midis orës 19:00 dhe 00:10 në banesën në rrugën ‘Heraklea’, pronë e H.K. (43).

Autori tani për tani i panjohur, me çelës përshtatës ose mjet adekuat e ka hapur derën e hyrjes, ka hyrë në banesë dhe para vjedhjes ka kërkuar në të.

Janë marrë masa për gjetjen e tij dhe për zbardhjen e plotë të rastit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat