Shokuese: Sulmi seksual transmetohet “Live” në Facebook

Kronikë e zezë

Shokuese: Sulmi seksual transmetohet “Live” në Facebook

Më: 22 mars 2017 Në ora: 12:38
Sulmi seksual transmetohet “Live” në Facebook

Një sulm seksual ndaj një 15-vjeçareje nga pesë apo gjashtë meshkuj është transmetuar në ‘live’ në Facebook, raporton “BBC”.

Sipas policisë se Chicagos, rreth 40 vetë raportohet se kanë qenë duke parë përdhunimin nga celulari ose kompjuteri, por askush nuk raportoi incidentin në polici.

Një zëdhënës i policisë tha se autoritetet kanë mësuar atë që ndodhi pasi nëna e vajzës ka denoncuar sulmin tek vetë  kreu i policisë, i cili po behej gati të largohej nga komisariati.

Detektivët kanë marrë në pyetje disa njerëz, por nuk janë bërë ende arrestime edhe pse janë vënë në kërkim të të dyshuarve.

Vajza, e cila ishte zhdukur për një ditë të tërë, sepse ishte rrëmbyer nga autorët, është ribashkuar tanimë me familjen e saj.

Videoja është hequr nga rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat