Ka mjaftuar një fluturim nga Tirana në Milano të Italisë, për ti zhdukur nga valixhja thuajse 8.000 euro.
Të paktën kështu pretendon 32-vjeçari E.M., banues në kryeqytet, i cili ka bërë kallëzim një ditë më parë në policinë e Tiranës.
32-vjeçari ka thënë se në datë 9 të këtij muaji, ka udhëtuar nga Rinasi në Milano me linjën ajrore “Blu Panorama”. Por, kur ka mbërritur në destinacion ka vënë re se, i mungonin 7.700 euro në valixhe, bëjnë me dije burime nga policia.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, shtojnë të njëjtat burime.