E plagos me grushte e thikë në hyrje të pallatit, 43-vjeçari e çon vetë në spital

Kronikë e zezë

E plagos me grushte e thikë në hyrje të pallatit, 43-vjeçari e çon vetë në spital

Më: 25 mars 2017 Në ora: 23:32
Ilustrim

Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin në peshkopi, ku njëri prej tyre për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

42-vjeçari me inicialet A.T ka shkuar në afërsi të pallatit ku banon personi me inicialet H.T. 43-vjeç dhe pas sherrit e ka goditur me thikë në pjesën e shpatullës.   

42-vjeçari për tu mbrojtur e ka goditur me një dru në pjesën e kokës, duke e dëmtuar rëndë 43-vjeçarin.   

Pas ngjarjes personi me inicialet H.T e ka çuar vetë në spital të plagosurin me inicialet A.T. 

Pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Peshkopisë, 42-vjeçari është transportuar me ambulancë drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar. Policia po punon për  sqarimin plotë të  rrethanave  të ngjarjes. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat