Aksident tragjik, humb jetën një 4 vjeçar

Kronikë e zezë

Aksident tragjik, humb jetën një 4 vjeçar

Më: 29 mars 2017 Në ora: 20:54
Ilustrim

Në një aksident që ka ndodhur në pasditen e sotme në Llugë të Podujevës, ka humbur jetën një fëmijë 4 vjeçar.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka sqaruar se rasti ka ndodhur rreth orës 18:00, në fshatin Llugë të Podujevës.

“Në fshatin Llugë të Podujevës, ka ndodh një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një veturë e tipit Fiat. Këmbësori 4 vjeç, mashkull, nuk ka mundur t’i përballojë plagët e marruara dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën Emergjente në Podujevë.

Ngasësi i automjetit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat