Dy të vdekur në 13 aksidente komunikacioni në Shkup

Kronikë e zezë

Dy të vdekur në 13 aksidente komunikacioni në Shkup

Më: 4 prill 2017 Në ora: 10:20
Ilustrim

Sektori i punëve të brendshme në Shkup bën të ditur se në 13 aksidente të ndodhura dje në Shkup kanë vdekur dy persona, kurse janë lënduar shtatë persona.

Për shkak të një numri të madh shkeljesh në komunikacion, 18 shoferë janë dënuar për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, një tjetër ka qenë i dehur, tre shoferë tjerë kanë kaluar në të kuqen, si edhe 16 të tjerë nuk kanë patur patent shoferi ose nuk e kanë patur automjetin e tyre të regjistruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat