Aksident i rëndë në Itali, shqiptarja vdes teksa kthehej nga puna (Emri)

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Itali, shqiptarja vdes teksa kthehej nga puna (Emri)

Më: 4 prill 2017 Në ora: 10:25
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku një shqiptare ka mbetur e vdekur si pasojë e përplasjes së dy makinave.

Aksidenti ndodhi në autostradën 284, që lidh komunat Paterno e Randazzo, në komunën e Paternos (Catania, Siçili), ku mësohet se viktima është Valeria Daci, 37-vjeçarja me origjinë . Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 19:45 për shkak të përplasjes mes dy makinave, një “Ford Ka” dhe një “BMË”. Si pasojë, një 27-vjeçar italian është plagosur rëndë. Mediat italiane shkruajnë se ajo punonte si pastiçiere në një lokal në Biancavilla. Punonjësit e lokalit ishin të fundit që e panë atë gjallë. Valeria, nënë e një vajze, punonte në Biancavilla prej një viti e gjysmë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat