Shkon me armë në shkollë, arrestohet adoleshenti

Kronikë e zezë

Shkon me armë në shkollë, arrestohet adoleshenti

Më: 5 prill 2017 Në ora: 09:53
Ilustrim

Një adoleshent është arrestuar në flagrancë në oborrin e një shkolle në Shkodër ku kishte shkuar me pistoletë.

Policia tha se në pranga ka përfunduar 15-vjeçari R. N, nxënës i klasës së 10-të të një shkolle në Shkodër.

“Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë me një armë zjarri, tip pistoletë, e markës “ZASTAVA”,  pa fishekë”, tha policia.

Adoleshenti do të përballet në gjykatë me veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat