Dënohet me burg shqiptari që kultivoi kanabis pranë Pallatit Mbretëror në Londër

Kronikë e zezë

Dënohet me burg shqiptari që kultivoi kanabis pranë Pallatit Mbretëror në Londër

Më: 6 prill 2017 Në ora: 17:33
Londër

Një gjykatë në Londër ka shpallur fajtor 29-vjeçarin shqiptar Jetmir Myrtaj për kultivimin në doza të vogla të kanabis sativës.

Sipas mediave britanike, shqiptari kishte kultivuar kanabisin në banesën ku jetonte, e cila ndodhet 50 metra larg mureve rrethuese të Pallatit Mbretëror në Londër.

Bashkë me të u dënuan edhe bashkëpunëtorët e tij Edriol Shyti dhe Hajri Cjapi. Të tre u dënuan secili me nga 6 muaj burg dhe me dëbim nga Britania e Madhe. Për këtë arsye, nga 12 muaj që do të dënoheshin u dhanë 6 muaj burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat