Breshëri armësh janë dëgjuar pak më parë në Elbasan. Burime nga policia më thanë se ngjarja ka ndodhur në autostradën pranë ish-kombinatit të Metalurgjikut.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Mësohet se deri tani është raportuar se janë 4 persona të plagosur. Mësohet se policia ka rrethuar një zonë të gjerë tek lokali ku ka ndodhur edhe ngjarja e dyshuar.