Breshëritë e armëve në Elbasan, ja emrat e personave që u plagosën

Kronikë e zezë

Breshëritë e armëve në Elbasan, ja emrat e personave që u plagosën

Më: 7 prill 2017 Në ora: 16:09
Skenë krimi, ilustrim

Zbardhen emrat e personave që mbetën të plagosur gjatë përleshjes me armë zjarri me pasojë tre persona të plagosur në Elbasan. Ngjarja ndodhi në afërsi të restorant “Dervishaj“, në anë të rrugës Elbasan-Metalurgji në fshatin Bradashesh.

Sipas dëshmitarëve okularë, mes autorëve fillimisht ka pasur një grindje verbale e cila është shoqëruar me përleshje fizike dhe më pas ka përfunduar me përdorimin e armëve të zjarrit.

Në këtë ngjarje janë përfshirë shtetasit A. Gjini dhe K.Gjini me shtetasin F. Çopja. Si pasojë e kësaj përleshje të tre shtetasit kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar në spitalin kirurgjik dhe po i nënshtrohen ndërhyrjeve operatore.

Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policie të cilat rrethuan zonën përreth.

Grupi hetimor që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka sekuestruar 20 gëzhoja fishekësh. Njëkohësisht është duke kontrolluar automjetin tip BMW me targë AA 448 KT.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje. Por besohet një konflikt i vjetër mes autorëve.

Çështja është nën hetim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat