Atentat në Tiranë, vritet me armë zjarri ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit

Kronikë e zezë

Atentat në Tiranë, vritet me armë zjarri ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit

Më: 8 prill 2017 Në ora: 20:51
Viktima, Artan Cuku

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në zonën e liqenit artificial në Tiranë, te Rruga e Kosovarëve.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Burime nga policia bëjne me dije se person i vrarë është Artan Cuku, i cili ka qenë zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit dhe ka mbajtur detyra të rëndësishme edhe në rrethe të tjera të vendit, pasi para vitit 2013 ai ka qenë drejtor policie në Vlorë.

Në vendin e ngjarjes duket të ketë trafik të rënduar dhe zona përreth është në panik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat