Vdes emigranti në aeroportin e Rinasit

Kronikë e zezë

Vdes emigranti në aeroportin e Rinasit

Më: 10 prill 2017 Në ora: 15:10
Pamje nga aeroporti në Rinas

Një emigrant shqiptar ka ndërruar jetë në aeroportin e Rinasit, në Tiranë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në mëngjes, rreth orës 7:00.

Burimet thanë se emigranti shqiptar me inicialet A. G., rreth 55 vjeç e që jetonte në Itali, ka qenë duke pritur avionin kur është shembur përtokë. Atij i është dhënë ndihma e parë, por gjithçka ka qenë e kotë.

Nga të dhënat e para dyshohet se emigranti ka ndërruar jetë si pasojë e një goditje në zemër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat