Plagosje në Durrës

Kronikë e zezë

Plagosje në Durrës

Më: 11 prill 2017 Në ora: 10:05
Ilustrim

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në hyrje të qytetit të Shijakut, në Durrës, nga një konflikt çasti, për motive të dobëta, është plagosur në këmbë, me armë zjarri tip pistoletë,  B.K. 25 vjeç, banues në Shijak.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë këqyrur vendin e ngjarjes dhe mbledhur provat materiale, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Nga veprimet hetimore, policia thotë se është bërë e mundur të identifikohet autori I ngjarjes, I cili dyshohet se është I.N. 30 vjeç, banues në Shijak.

Policia ka shpallur në kërkim autorin dhe po punon për kapjen e tij. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat