Atentat në Tiranë, qëllohet në drejtim të një ‘Porsche’, një i plagosur

Kronikë e zezë

Atentat në Tiranë, qëllohet në drejtim të një ‘Porsche’, një i plagosur

Më: 11 prill 2017 Në ora: 10:07
Ilustrim

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku rreth orës 19:50, një person me iniciale E.M ka qenë duke hyrë për në servis me automjetin e tij tip "Porsche".

Në momenti kur është afruar afër servisti, një person me një motor papaq, ka qëlluar në drejtim të tij dhe pasagjerit të automjetit, K. M., ku si pasojë është plagosur lehtë në dorë E. M.

Policia thotë se grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

Ndërsa, materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së shkalles së parë Tiranë, për veprat penale "Vrasje e mbetur në tentative" dhe "Mbajtje pa leje të armëve luftarake". 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat