Kaplohen nga zjarri dy makina në Shkup

Kronikë e zezë

Kaplohen nga zjarri dy makina në Shkup

Më: 15 prill 2017 Në ora: 15:02
Ilustrim

Mbrëmë rreth orës 02:00 në rrugën “Nikolla Parapunov” në Shkup, tërësisht është djegur makina “Ford Focus” me targa të Shkupit, në pronësi të Z.G (61) nga Shkupi. Dhe pjesërisht është djegur makina “Toyota” me targa të Shkupit nën pronësi të Ç.H (51), nga Republika e Koresë, me vendqëndrim në Shkup.

Nga ana e organeve kompetente thonë se zjarret nga makinat janë lokalizuar me kohë, ndërsa hetime në vend ngjarje do të bëhen gjatë ditës së sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat