Vdes 15-vjeçari që u godit nga rryma derisa fotografohej mbi tren

Kronikë e zezë

Vdes 15-vjeçari që u godit nga rryma derisa fotografohej mbi tren

Më: 17 prill 2017 Në ora: 13:44
Ilustrim

Tragjedi e madhe për festat e Pashkëve - mbrëmë në Qendrën Emergjente edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, ndërroi jetë 15-vjeçari nga Shkupi, që kishte djegie të shkallës së dytë. 

Policia më parë kishte raportuar se më 7 prill në ora 19:10, në depon e Hekurudhave të Maqedonisë, më saktë në afërsit të Bllokut 1, 15-vjeçari që kishte pasur për qëllim të fotografohej nga shoqja e tij, ka hypur në vagon është afruar tek telat elektrikë dhe papritur ka pësuar djegie nga goditja e rrymës. 

Trupi i fëmijës do t'i jepet autopsisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat