Aksident në Tiranë, një i vdekur

Kronikë e zezë

Aksident në Tiranë, një i vdekur

Më: 18 prill 2017 Në ora: 23:36
Enes Berisha

Një i ri ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në Tiranë, si pasojë e një aksidenti të rëndë. Enes Berisha, 20 vjeç, ka ndërruar jetë pasditen e djeshme, e hënë, në spitalin e Traumës në kryeqytet.

I riu, pasditen e së dielës në rrugën e “Elbasanit”, pranë Policisë Ushtarake në Sauk, duke drejtuar motorin tip “Burgman”, me targa TR 594 D, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit.

Për pasojë ai është përplasur me një shtyllë dhe është dëmtuar vetë si dhe pasagjeri që ndodhej me të në motor, Eno Meçe, 18 vjeç, banues në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat