Një person ka vdekur të mërkurën si pasojë e plagëve të marra nga goditja e veturës të hënën në Prizren.
Policia e Kosovës raporton se një i dyshuar ka drejtuar automjetin e tij në mënyrë të rrezikshme dhe nuk i ka dhënë përparësi kalimi këmbësorit, duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Viktima ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të rënda.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në autopsi në mjekësinë ligjore, ndërsa drejtuesi i automjetit arrestohet dhe dërgohet në qendrën e ndalimit me urdhër të prokurorit kujdestar.