Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen pesë makina

Kronikë e zezë

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen pesë makina

Më: 22 prill 2017 Në ora: 12:21
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Durrës ku janë përfshirë pesë automjete.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur para pak minutash, ku frenimi i një automjeti ka sjellë edhe përplasjen në zinxhir të automjeteve.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se fatmirësisht nuk ka të lënduar nga aksidenti, por ngjarja ka sjellë bllokimin e autostradës në njërin krah.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave si dhe po punon për stabilizimin dhe rikthimin e normalitetit në lëvizjen e automjeteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat