Ja si vidhet një Mercedes në Vlorë, kamerat kapin gjithçka

Kronikë e zezë

Ja si vidhet një Mercedes në Vlorë, kamerat kapin gjithçka

Më: 23 prill 2017 Në ora: 07:19
Mercedes, ilustrim

Vjedhjet e makinave janë shtuar shumë kohët e fundit, por që të vjedhësh një Mercedes Benz të vitit 1994 është disi e pamendueshme.

Në videon e mëposhtme tregohet se si vidhet nje automjet i tillë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 01:30 dhe në pamje duket se si një djalë i ri pasi bën disa xhiro rreth e qark thyen xhamin e makinës.

Më pas bën përsëri disa xhiro ndoshta për tu siguruar që nuk ka njerëz dhe kthehet përsëri në makinë. Mendohet se e ka ndezur makinën me fije dhe më pas është larguar duke e vjedhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat