Konfiskohet 102 kg kanabis sativa në Tiranë

Kronikë e zezë

Konfiskohet 102 kg kanabis sativa në Tiranë

Më: 23 prill 2017 Në ora: 15:44
Ilustrim

Policia e Tiranës ka sekuestruar një sasi prej 102 kg kanabis sativa, dhe ka vënë në pranga 4 persona

Në sajë të operacionit “Befasia” është vënë në pranga Arjan Mustafaj, 43 vjeç, Shpëtim Sinaj, 40 vjeç, Erjon Zenelaj, 33 vjeç, të tre nga Mallakastra dhe Niko Dula, 41 vjeç nga Tepelena. 

Të katër personat shisnin kanabis, kryesisht në periferi të Tiranës, më saktësisht në aksin rrugorë Pezë-Ndroq. 

Nga kontrolli në automjetet e tyre, në bagazhin e automjetit tip Mitsubishi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7 thase të zinj të fshehur poshtë disa thasëve të tjere ngjyre të bardhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat