Aksident masiv, përplasen tre automjete, 2 të plagosur

Kronikë e zezë

Aksident masiv, përplasen tre automjete, 2 të plagosur

Më: 3 maj 2017 Në ora: 15:03
Ilustrim

Një 17 vjeçare që udhëtonte si pasagjere dhe drejtuesi i një mjeti, mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në drejtim të rrugës së plazhit në Velipojë.

3 automjete u përfshin në këtë aksident të ndodhur në një zonë të banuar, në kthesën pranë qendrës së njësisë administrative Velipojë, një Renault me targë AA 545 RA, një Fiat me targë AA 514 IM si dhe një triçikël. Për pasojë e plagosur ka mbetur shtetasja S. Jaku si dhe drejtuesi i automjetit tip Renault, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodres.

Ata ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha dhe fatmirësisht nuk paraqesin rrezik për jetën, thonë mjekët. Lëndime më të lehta mori edhe drejtuesi i mjetit tip Fiat, i cili u godit në pjesën e përparme. Gjithçka sipas hetimeve të para të grupit të ekspertizës të mbërritur në vendngjarje ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit, ku dyshohet se mjetet kanë qenë duke ecur tej normave të lejuara në këtë segment rrugor. 

Tashmë po merren në pyetje drejtuesit e tyre dhe dëshmitarët në vendngjarje, për të nxjerrë shkaqet e plota të kësaj përplasje që mund të kishte rezultuar me pasoja fatale për drejtuesit e mjeteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat