Vrasja e trefishtë, flet mamaja e vëllezërve: Djemtë e mi janë vëllezër gjaku me killerin e Camorra-s

Kronikë e zezë

Vrasja e trefishtë, flet mamaja e vëllezërve: Djemtë e mi janë vëllezër gjaku me killerin e Camorra-s

Më: 4 maj 2017 Në ora: 19:18
Tiranë

Mamaja dhe gruaja e Besnik Sulkut dëshmuan në Gjykatën e Krimeve të Rënda kundër vëllezërve Markeljan dhe Klejvi Doçi për vrasjen e trefishtë pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë në maj 2015.

E ëma e dy vëllezërve Sulku, Gjysere Sulku akuzoi dy vëllezërit Doçi, si dhe pranoi njohjen e djemve të saj me italianin Salvatore Letizia.

“Kisha 4 fëmijë, por tani kam vetëm dy. Djali i vogël Durimi u vra në Holandë më 6 prill 2015. Mua më thanë se vdiq një aksident. Trupin e tij e sollën 12 ditë më vonë. Nga lajmet kam mësuar se djalin ma kanë vrarë Markeljan dhe Klejvi Doçi. Djali tjetër Besniku u vra ditën që kishim të 40-tat e vdekjes së Durimit. Salvatore Letizia ishte bërë vëlla gjaku me djalin tim Besnikun. Ai vinte në shtëpinë tonë. Hera e fundit ishte kur kishim të 40-tat e vdekjes së djalit Durimit. Na takoi, piu kafe dhe hëngri drekë.

Diku rreth 14:00 u largua bashkë me djalin Besnikun. Atë ditë Besniku u vra afër stacionit të trenit. Prapë nga lajmet e mora vesh se kishin gisht këta djemtë. Me familjen Doçi kemi jetuar në një lagje në Bulqizë. Djemtë tanë kanë qenë moshatarë dhe kanë patur përplasje mes tyre, por se di pse, për çfarë arsye. Gjithçka që ka ndodhur me fëmijët e mi ja kam lënë në dorë drejtësisë”, ka thënë ajo në Gjykatë.

Italiani Salvatore Letizia është një prej drejtuesve të një prej klaneve të grupit mafioz të Camorras në Itali.

Prokuroria thotë se Besnik Sulku kishte paguar Salvatore Letizian për të vrarë Mentor Doçin, të cilin e akuzonte se kishte urdhëruar vrasjen e vëllait të tij Durimin, në Holandë.

Nga shkëmbimi i zjarrit, italiani vrau Mentor Doçin, ndërsa dy nipërit e këtij të fundit qëlluan me armë Besnik Sulkun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat