Një sherr me thika ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në fshatin Buçimas të Pogradecit.
Policia është njoftuar se një 27-vjeçar me iniciale D.H ishte plagosur me mjet të mprehtë pas një konflikti banal.
Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë.
Nga hetimet paraprake rezulton se shtetasi i mësipërm pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ishte plagosur me thikë nga një person, i cili pas kryerjes të veprimit ishte larguar nga vendngjarja.
Brenda një kohe të shkurtër shërbimet e Policisë Pogradec, bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit Zamir Hoxhallari, banues në fshatin Buçimas i cili ndodhet në Komisariatin e Policisë Pogradec, ku po kryhen veprimet proceduriale për arrestimin e tij.
I plagosuri pas mjekimit të marrë në Spitalin e Pogradecit, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Policia shton se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.