Plas grushti në Spitalin Ushtarak në Tiranë

Kronikë e zezë

Plas grushti në Spitalin Ushtarak në Tiranë

Më: 7 maj 2017 Në ora: 19:16
Spitali Ushtarak në Tiranë

Një 26 vjeçar është prangosur në ambientet e Spitalit Ushtarak në Tiranë, pas një konflikti që ka patur me mjekët.

Shtetasi me inicialet Sh.Sh është konfliktuar me mjekët dhe ka goditur me grushte njërin prej tyre, shtetasin me incialet F.N.

Shkak i sherrit ka qenë një konflikt që ka nisur në lidhje me mjekimin e nënës së 26 vjeçarit. Policia nuk jep detaje të tjera teksa sqaron se po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat