Tiranë, vritet me thikë 27-vjecari, autori arrestohet në flagrancë

Kronikë e zezë

Tiranë, vritet me thikë 27-vjecari, autori arrestohet në flagrancë

Më: 10 maj 2017 Në ora: 13:14
Ilustrim

Një 27 vjecar ka gjetur vdekjen pas plagëve me thikë që mori gjatë një sherri sot rreth orës 11:50 në Çekrezë.

Policia e Tiranës thotë se "ka patur një konflikt midis dy personave, ku për pasojë ka mbetur i plagosur në bark A. K., 27 vjeç. Ai u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra. Shërbimet e Policisë së Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të autorit Vladimir Luli. Specialistët e Krimeve ndaj jetës po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, thotë policia duke sqaruar se në vendin e ngjarjes është gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale thika e përdorur nga autori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat