Policia jep detaje për plagosjen me armë zjarri në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për plagosjen me armë zjarri në Prishtinë

Më: 12 maj 2017 Në ora: 21:04
Pamje nga vendngjarja

(E plotësuar) - Policia e Kosovës e ka konfirmuar se një person është plagosur me armë zjarri në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Rreth orës 20:30 në rrugën Perandori Justinian në Prishtinë është plagosur me armë zjarri një person mashkull K.H, i njëjti është dërguar në tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se Policia e ka identifikuar të dyshuarin dhe se është në kërkim të tij.

“Aktualisht jemi në kërkim të personit të dyshuar i cili është identifikuar nga Policia”, ka thënë zëdhënësja e Policisë

Plagoset një person në Prishtinë 

Një person ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri para pak minutash në Prishtinë. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Perandori Justinian’.

Shërbimet emergjente dhe policia janë në vendin e ngjarjes derisa ende nuk dihen detaje lidhur me rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat