Tragjike në Tiranë, 15-vjeçarja vdes në operacion mjeku tenton të vetëvritet

Kronikë e zezë

Tragjike në Tiranë, 15-vjeçarja vdes në operacion mjeku tenton të vetëvritet

Më: 16 maj 2017 Në ora: 10:09
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital privat në Tiranë.

15-vjeçarja B.P ka humbur jetën në sallën e operacionit rreth orës 01:00 të ditës së djeshme. 

Mjeku anastezist T. Zh., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka tentuar të kryeje vetëvrasje (duke injektuar në trup prepart lëndë anastezie), bën me dije "Report TV".

Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore duke u mbajtur nën kujdes mjekesor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kartela mjekesore e shtetases B. P.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat