Arrestohet polici, plagosi në atentat dajën e tij e një të ri

Kronikë e zezë

Arrestohet polici, plagosi në atentat dajën e tij e një të ri

Më: 18 maj 2017 Në ora: 00:08
Ilustrim

Një punonjës policie i burgut të Zagarisë në Krujë është vënë në pranga sepse në një pritë ka qëlluar dhe ka plagosur dy persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe polici është prangosur në orët e pasdites.

I arrestuari është Oltion Suta 36 vjeç, banues në Krujë, Polic në Burgun e Zaharisë, Krujë.

Suta, mëngjesin e sotëm, rreth orës 06: 45, në ambientet e një lokali, tek një karburant, në afërsi të stadiumit, Krujë, pas një konflikti çasti, për motive të dobëta është konfliktuar me dy persona, një prej të cilëve daja i tij.

Në debat e sipër ka plagosur me armën e shërbimit, pistoletë TT shtetasit R. Sh., (daja i të arrestuarit) rreth 55 vjeç dhe G. G. (plagosur lehtë në dorë) rreth 30 vjeç, banues në Krujë.

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë ku shtetasi R.Sh. ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa shtetasi G.G. është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur arma e zjarrit tip pistoletë TT dhe një gëzhojë.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Krujës për veprime të mëtejshme për veprën penale ‘vrasja në rrethana cilësuese’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat