Plagoset me armë oficeri i SHISH në Tiranë

Kronikë e zezë

Plagoset me armë oficeri i SHISH në Tiranë

Më: 20 maj 2017 Në ora: 08:37
Ilustrim

Një punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) ka shkuar në rrethana ende ta paqarta i plagosur në Spitalin Ushtarak në orët e vona të ditës se djeshme.

Nga të dhënat paraprake, policia dyshon se ai është vetëplagosur me armë.

Njoftimi i policisë

Më datë 19.05.2016, rreth orës 22:30, ka shkuar në SQU, i plagosur me armë zjarri shtetasi A. Q., 48 vjeç, banues në Vorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga hetimet paraprake dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.

Nga deklarimet paraprake shtetasi i lartpërmendur është punonjës i shërbimit informativ.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat